Ky është piktori që anijet i shndërron në re dhe kalldrëmin në qytet (Foto)

Ky është piktori që anijet i shndërron në re dhe kalldrëmin në qytet (Foto)

Anija bëhet re ndërsa më kalldrëm krijon qytetin – kjo ka ndodhur në veprat magjike realiste të Rob Gonsalves.

Rob Gonsalves 55-vjeçar me preardhje kanadeze ka pikturuar skenat në të cilën ka paraqitur imazhe ndërmjet aktiviteteve të përditshme dhe halucinacioneve. Përmbajtja e imazheve të tij prezanton realitetin – me këtë artisti është përpjekur të shohë ndërprerjen ndërmjet fantazisë dhe gjërave jo-fiskionale.

Në moshën 12-vjeçare, Gonsalves filloi të adoptojë format e vizatimit në kontekstin e perspektivës dhe të krijonte struktura imagjinare në letër.  Pas një përpjekjeje në arkitekturë, ai iu përkushtua pikturës, ku puna e tij u prit me entuziazëm në ekspozitën e Artit në Toronto të vitit 1990, raporton “Vice”, transmeton Periskopi.

Duke punuar vetëm jashtë sferave surrealiste të Salvador Dalít dhe Renê Margrittes, sintetizmat e tij të realitetit dhe të enigmës rezultojnë në një realizëm magjik.

Shikoni disa nga veprat e Rob Gonsalves më poshtë:

Shpërndaje në: