Donika Kadaj – Bujupi zyrtarizon aderimin në Vetëvendosje

Donika Kadaj – Bujupi zyrtarizon aderimin në Vetëvendosje

Ishte e pritshme, por Donika Kadaj – Bujupi sot e zyrtarizoi aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje, pas braktisjes ditë më parë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku kishte kaluar vitet që nga themelimi i saj.

Ajo sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së përmes një deklarate formalizoi vendimin e saj si “një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta.

Kjo është deklarata e saj.

Qe 7 muaj bashkudhëtuam në rrugën e shenjtë për Republikën. Duke qenë bashkë ne ia dolëm, e fituam betejën e parë. Ishim te pandarë gjithkund. E zgjuam popullin për të kërkuar ndryshim. Për të jetësuar ëndrrën duhet shumë punë e unitet, duhet vullnet nga ne e shoqëria civile. Ky vendim imi është një vazhdim në lëvizjen që u qëndroi parimeve të veta, pavarësisht nuk u tundua asnjëherë për pushtet. Lëvizja më priti ngrohtë për të arritur bashkërisht zhvillimin e qëndrueshëm.

Shpërndaje në: