Ish ylli i Barcelonës dëshiron të rikthehet në Camp Nou
Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara.
Thiago Alcantara ka qenë pjesë e Barcelonës, por në vitin 2013 ishte shitur tek ‘Bavarezët’ për 21.6 milionë euro.
Që nga transferimi i tij tek Bayern, Alcantara ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe tashmë Barcelona dëshiron rikthimin e tij në ‘Camp Nou’.
Babai i Alcantaras, Mazinho ka deklaruar se i biri i tij mund të rikthehet tek Barça dhe negociatat mund të fillojnë në janar.



