E konfrimon edhe eksperti i transferimeve | Coutinho në Barcelonë

E konfrimon edhe eksperti i transferimeve | Coutinho në Barcelonë

Eksperti i ligës spanjolle,  Guillem Balague ka deklaruar se Philippe Coutinho i ka ditët e numëruara tek skuadra e Liverpoolit.

Sipas tij Coutinho nuk do të luajë më për skuadrën angleze dhe transferimi i tij në Barcelonë mund të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan GazetaBlic.

Dje është raportuar se Coutinho do të mungojë në takimin e së premtes ndaj Evertonit dhe kjo zgjon edhe më shumë spekulimet e së ardhmes së brazilianit.

Sipas Guillem Balague, Barcelona do të paraqesë një ofertë për yllin e Liverpoolit në ditët e ardhshme.

Oferta e Barcelonës për Coutinhon do të jetë 110 milionë euro + 40 milionë bonuse

Shpërndaje në: