Mesazhi prekës i bijës së Michael Schumacher

Mesazhi prekës i bijës së Michael Schumacher

Këto ditë rrjetet sociale po ziejnë nga disa fotomontazhe, me pretendimin se është fotoja e Michael Schumacher.

Pavarësisht dëshirës së shumë njerëzve për të parë më në fund një foto nga kampioni i Formula 1, asgjë e tillë nuk ka dalë publikisht.

Schumacher, një nga sportistët më të mirë të të gjitha kohërave, festoi një ditë më parë ditëlindjen e 49-të.

E bija, Gina-Maria 20-vjeçare, i ka bërë një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë në botë. Të duam”, shkruan ajo, duke shtuar: “Vazhdo të luftosh”.

Që prej aksidentit tragjik me ski më 29 dhjetor të vitit 2013, Schumacher vazhdon të vuajë.

Së fundmi presidenti i FIA-s, Jean Todt tha se “Michael po lufton akoma”.

Për gjendjen e tij shëndetësore nuk dihet thuajse asgjë.

 

Shpërndaje në: