De Biasi kritikon Interin: Duhet të ndryshoni mendësi
Ai thotë se është e pashpjegueshme se si zikaltërit nuk po arrijnë rezultate më të mira në Serie A dhe në Europa Ligë.
Këto komente ai i jep pas humbjes së Interit nga Sparta Praga me rezultat 3:1 në Europa Ligë, ku thotë se skuadra e drejtuar nga Frank de Boer duhet të ndryshojë mendësinë e lojës.
“Për mua është e pashpjegueshme, pasi Interi ka një grup lojtarësh interesant që mund të bëjnë mirë si në kampionat poashtu edhe në Europa Ligë, por duhet të ndryshojë mendësi”, deklaroi De Biasi.
“Nuk mund të pësosh gol në minutën e 24-të sepse fle në topat joaktivë. Besoj se është mungesë e theksuar vëmendjeje që nuk mund t’u falet lojtarëve të këtij niveli, pasi e paguan shtrenjtë”.
“Trajneri duhej të ndërhynte për t’i zgjuar lojtarët. Megjithatë, një pjesë e mirë e këtyre futbollistëve kanë përvojën e duhur dhe duhet të reagojnë vet”. /Periskopi.com



