U gjykua për foton nudo, shpërthen keq Oriola Marashi (Foto)
Modelja Oriola Marashi është kthyer në një nga emrat më të lakuar të momentit, kjo edhe për faktin se ajo tashmë është pjesë e labelit OTR.
Kohët e fundit ajo k apublikuar në rrjete sociale foto mjaft seksi dhe me fundit një ku shfaqet topless ku gjithashtu flet për emancipimin e gruas.
Megjithatë duket se kjo foto nuk është pritur dhe aq mirë nga ndjekësit e saj në rrjete sociale, pasi gjatë ditës së sotme Oriola ka reaguar përmes një postimi në Instastories.
Ajo ka shkruar se asnjë nuk ka të drejtë ta gjykojë pasi askush nuk paguan faturat e saj apo gjërat e saj.
Gjithashtu ajo ka theksuar se ka punuar që 16-vjeçe për të ndihmuar familjen e saj dhe për këtë arsye për gjërat që bën nuk i jep llogari askujt.
Ndër të tjera modelja seksi ka shkruar se kur t’i vijë koha që do të gjejë një burrë do të kujdeset për të në çdo aspekt.




