Një vit pica falas, pasi që e mbajti portën të paprekur (Foto)

Një vit pica falas, pasi që e mbajti portën të paprekur (Foto)

Portieri i Fleetwood Town, Chris Neal kishte marrë një ofertë nga sponsori i klubit piceria “Papa John” se nëse nuk pranon gol në ndeshjen e sotme ndaj Leicesterit për një vit do të merrte pica falas.

Në kuadër të FA Cup, Fleetwood Town sot barazoi ndaj ish-kampionit të Anglisë, Leicesterit, transmeton Koha.net.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 0-0, që do të thotë se Neal ka fituar ofertën e sponsorit të klubit.

Shpërndaje në: