Qëndresa e përqafon nënën e Labit, ja çfarë urimi i bën (Foto)
Labi po udhëton sa në një vend në tjetrin për të moderuar mbrëmje të ndryshme muzikore, një punë e angazhim ky që i sjell edhe përfitime të mira, shkruan “Kosovarja”.
Derisa Labi po udhëton kaq shumë për punë, Qëndresa po e pret me mall e dashuri, kryesisht në shtëpinë e tij në Pejë.
Siç shihet, nusja e Labit ka raport të shkëlqyer me familjarët e tij, madje vjehrrën e quan “mami”, e kjo shihet edhe në postimin e saj me rastin e ditëlindjes së vjehrrës, shkruan “Kosovarja”.
Me këtë rast, Qëndresa ka shpërndarë një foto ku re e vjehërr shihen nën përqafimin e njëra tjetrës.




