Mata tregon nëse ka probleme me Mourinhon
Është spekuluar shumë se spanjolli ka raporte të këqija me trajnerin portugez që prej kohës kur ata ishin pjesë e Chelseat vite më parë, mirëpo një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ish-anëtari i Valencias.
“Marrëdhënia ime me Mourinhon nuk ka qenë kurrë keq”, tha Mata.
“Janë thënë shumë gënjeshtra për mua dhe Mourinhon kur ai mbërriti në klub në këtë verë. Kanë qenë shqetësuese për mua të dëgjoj çdo ditë thashetheme që kishin të bënin me mua, por ato nuk janë të vërteta. Unë jam mirë me të”, përfundoi spanjolli. /Periskopi.com



