Gjiganti anglez hyn në garë për Donnarumman
Chelsea e dëshiron transferimin e portierit të talentuar të Milanit, Gianluigi Donnarumma në rast të largimit të belgut Thibaut Courtois.
Mundo Deportivo raporton se kampioni anglez po shpreson të arrijë marrëveshje me 18 vjeçarin, kontrata e të cilit i skadon me Milanin pas 18 muajve, transmeton Koha.net.
Megjithatë, ai është i lidhur me një kalim te Real Madridi, gjithashtu si belgu Thibaut Courtois.



