Majlinda Zeka çdo ditë e më e nxehtë, shikojeni foton e fundit
Se nuk po i bëhet vonë për lidhjen e re të Majkut, kjo veçse u vërtetua, por tashmë tek Majlnda po vërehet një tendencë tjetër e që është nxjerrja në pah e linjave shpërthyese.
Aq më tepër tani kur ka filluar të ushtrojë rregullisht në palestër, duke i dhënë kështu epitetin si nëna më seksi e estradës, shkruan Kosovarja.
Lidhja e saj me reperin e njohur e më pas edhe mëmësia e bën të jetë sensacion i vitit që lamë pas, për të vijuar me po të njëjtin ritëm me gjasë edhe këtë vit.
Aktive në rrjete sociale shpesh poston foto të vogëlushit Roan, një fëmijë tejet i këndshëm që ngjason teje me nënën e tij Majlindën.
Por, kësaj radhe përmes fotos së publikuar në Insagram, Majlinda Zeka deshi të tregojë se si ishte e diela për të dhe të tërheq me pamjen e saj çdo ditë e më mahnitëse./Kosovarja/




