Bunjaki: Januzaj e ka derën e hapur

Bunjaki: Januzaj e ka derën e hapur

“Nuk ja mbyllim derën Adnan Januzajt, ne kemi shprehur interesim. Nuk ka pasur më tentim për ta bindur Januzajn. Ai duhet të trokit tani në derën e Federatës”, ka thënë Bunjaki.

Ai ka bërë të ditur se e kishin përcjellë Januzajn që kur ishte 16 vjeçar në një turne.

“Ne e kemi përcjellë atë qysh në moshën 16 vjeçare. Edhe zyrtarisht i kemi shprehur interesim. Me babën e tij nuk kam pasur kontakt, dera për të është gjithmonë e hapur, por asnjë hap më nuk e lëvizim për ta bindur atë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: