Hidhet shorti i “FA CUP”, Unitedi punë më të lehtë se Liverpooli
Është hedhur shorti për raundin e katërt të “FA CUP”.
“FA CUP” është kupa më e vjetër në botë. Arsenali që ka fituar më së shumti tituj në histori – gjithesj 13, është eleminuar më parë nga dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Nottingham Forest. Këta të fundit do të luajnë kundër Hullit.
Ndërkohë, liderët e Premier Ligës, Manchester City do të përballën me fituesin e ndeshjes Cardiff-Mansfield.
Liverpooli do ta presë West Bromwich Albionin në shtëpi. Rivalët e saj kryesorë, Manchester United do të luajnë kundër Yeovilit si mysafir.
Kujtojmë, se ndeshjet e “FA CUP” luhen vetëm me një ndeshje, vetëm nëse rezultati i lojës së parë nuk ka fitues, atëherë luhet ndeshja e dytë në stadiumin e ekipit mysafir. /Periskopi
Këto janë ballafaqimet komplete të këtij shorti:
Peterborough v Fleetwood
Huddersfield v Birmingham
Notts County v Wolves/Swansea
Yeovil v Manchester United
Carlisle v Stevenage/Reading
Cardiff/Mansfield v Manchester City
MK Dons v Coventry
Millwall v Rochdale
Southampton v Watford
Middlesbrough v Brighton/Crystal Palace
Bournemouth v Wigan/Shrewsbury
Hull v Nottingham Forest
Newport County v Spurs
Norwich/Chelsea v Newcastle
Sheffield United v Preston



