Draxler zëvendësues i Coutinhos te Liverpooli
Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur nga puna për të vendosur në dispozicion të Jurgen Klopp një mesfushor me tipare sulmuese për të zëvendësuar brazilianin Philippe Coutinho, i cili u transferua te Barcelona këtë fundjavë.
I përzgjedhur i Klopp është Julian Draxler i cili mund të luajë dhe si mesfushor i avancuar, por edhe si sulmues krahu.
Liverpooli do të ishte një opsion i mirë për Draxlerin, i cili do të ketë minuta të mjaftueshëm në fushë.
Por, përveç kësaj Reds janë duke menduar edhe për transferimin e Thomas Lemar nga Monaco.
Pas shitjet të Coutinhos te Barça për 160 milionë euro, mjetet financiare nuk janë problem te Liverpooli. /SS/Telegrafi/



