Ja çfarë thotë legjenda e Liverpoolit, Gerrard për Coutinhon (Foto)
Ish-lojtari i Liverpoolit Steven Gerrard ka falëndëruar Philipe Coutinhon për kontributin e tij 5-vjeçar dhënë klubit anglez.
Gjithashtu ai i ka dëshiruar gjitha të mirat në pjesën tjetër të karrierës ku Coutinho bashkë me familjen e tij do ta kalojnë në Barcelonë, shkruan Periskopi.
“Më vjen keq që e ke lënë Liverpoolin, je një lojtar i veçantë, shko atje ku të pëlqen më shumë. Dua që t’i uroj @phil.coutinho dhe familjes së tij gjitha të mirat në pjesën tjetër të karrierës në Barcelonë. Faleminderit për momentet e veçanta në 5 vite të kaluara bashkë. YNWA”, ka shkruar ish-lojtari i Liverpoolit Steven Gerrard./Periskopi/





