Kompanitë e autobusëve Podujevë-Prishtinë kanë hyrë sot në grevë
Linja e autobusëve Podujevë- Prishtinë ka hyrë sot në grevë.
Kjo për shkak se qarkullimi i taksive ilegal po ua pamundëson punën kompanive të autobusëve. Taksitë ilegal janë shumë të shpeshtë në këtë linjë qarkullimi. Greva e sotme ka shkaktuar edhe tollovi pasi shumë udhëtarë kanë mbetur nëpër stacione, gjë që ka shkaktuar edhe vonesa për punë.



