Barcelona është e interesuar për 18-vjeçarin, Luan (Video)

Barcelona është e interesuar për 18-vjeçarin, Luan (Video)

Një mesfushor brazilian i cili luan për ekipin Vitoria of Bahia, Luan është duke i interesuar Barcelonës dhe ata janë të gatshëm që të bëjnë një ofertë për 18-vjeçarin e talentuar.

Futbollisti konsiderohet si një nga talentet më premtues në futbollin brazilian, dhe ai veçse ka nisur të luaj për grupmoshat e reja të kombëtares.

Mund të ndodhë që drejtori sportiv i Barcelonës, Roberert Fernendez ta prezantojë një ofertë te skuadra Vitoria, raporton “Marca”, përcjell Periskopi.

Edhe pse klauzola e tij është 12 milionë euro, Barcelona mund të ofrojë 15 milionë euro dhe do ta dërgon menjëherë në Barcelona B.

Shikoni përformancat e brazilianit:

Shpërndaje në: