Arsenali është i interesuar për talentin e Barcelonës (Video)
Klubi londinez, Arsenal është i interesuar që të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës, Rafinha.
Rafinha është duke tentuar që të largohet nga Barcelona pasi që nuk ka vend në formacionin e parë, dhe ai është objektiv edhe për Celta Vigon dhe Interin, raporton “Catalunya Radio”, përcjell Periskopi.
Ai mund të lejohet që të largohet në formë huazimi dhe pastaj me një blerje të përhershme prej 20 milionë eurosh, me Arsenalin si një nga tre klubet të interesuar.
24-vjeçari ka shënuar 8 gola në 48 ndeshje për Barcelonën, më herët ai kishte luajtur për Barcelonën B ku në 84 ndeshje kishte shënuar 20 gola. Për një vit ai ishte i huazuar te Celta, ku pothuajse kishte ndjekur të njëjtin ritëm si te skuadrat që kishte luajtur më herët. Ai për Celta shënoi 4 gola në 32 ndeshje. /Periskopi
Këto janë përformancat e tij më të mira:
https://www.youtube.com/watch?v=E0y-0nOp7x0



