Zidane nën presion nga presidenti i Realit, pas vendimit kontravers
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane thotë se nuk do të nënshkruaj me asnjë portier.
Kjo sipas francezit duhet të ndodhë për shkak se ai ndjen se djalit të tij Luca-s do t’ia pengonte shancat e progresit.

Lidhja e Zinedine Zidanes me Florentino Perezit është duke ardhur drejt shkatërrimit, pasi që presidenti i klubit dëshironte një portier sepse nuk është i kënaqur me portierët aktual të Realit, sipas disa raporteve në Spanjë, transmeton Periskopi.
Real Madrid është afër transferimit të portierit të Athletic Bilbaos, Kepa Arrizbalaga në janar, por Zidane këmbëngul dhe nuk dëshiron që të sjell një portier të ri te Real Madrid.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Zidane tha se ardhja e portierit numër 2 të Spanjës do ta pengonte progresin e djalit të tij, Luca.

Luca Zidane, 19-vjeçar është zgjedhja e tretë në Bernabeu – pas Keylor Navasit dhe Kiko Casillas.

Kepa, 23-vjeçar do të vjen si transfer i lirë kur kontrata do t’i përfundojë në verë, por të shqetësuar, Real Madrid, janë të gatshëm për t’ia paguar klauzolën në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e tij në këtë muaj. /Periskopi



