Coutinho zbulon arsyen briliante se pse e ka bërë tatuazhin e ‘Mickey Mouse-it’ (Foto)
Derisa, krahët e tij janë të mbuluar me ‘punë arti’, është një pjesë e stomakut që është veçanërisht e habitshme.
Coutinho ka tatuazhin e ‘Mickey Mouse’ dhe ai shpjegoi arsyen pse e ka atë – me gruan e tij që e ka tatuazhin e ‘Minnie Mouse’ (gruaja e ‘Mickey Mouse’).
Braziliani tha “kam disa tatuazhe, një frazë në spanjollisht ku thuhet ‘kurrë mos u ndal së ëndërruari’, një të dedikuar vetëm për vajzën time, një me emrin e gruas sime, po ashtu edhe me emrat e prindërve të mij.”

“E bëra (tatuazhin e ‘Mickey Mouse’) me gruan time për vajzën time. Ajo e bëri ‘Minnien’ unë e bëra ‘Mickeyn’.” – shtoi Coutinho. /Periskopi



