“Teze budallicë”, ja çfarë bën Zanfina me djalin e Adelinës (FOTO)
Motrat Ismaili gjithmonë kanë pushtuar shtypin rozë, shkruan Gazeta Blic.
Adelina e Zanfina kanë qenë çdoherë të përfolura për projektet, karrierën e padyshim për tabutë që i kanë thyer prej kohësh. Adelina tashmë është shkëputur nga tregu muzikor, e cila po kalon momente të lumtura me familjen, ku së fundmi është bërë edhe nënë.
Fakti që ajo u bë nënë, nuk e kishte gëzuar vetëm atë por edhe motrat e saj Emën e Zanfinën të cilat ‘çmenden’, pas nipit të tyre.
Është kjo e fundit, Zanfina e cila në llogarinë e saj ‘Instagram’, ka publikuar dy imazhe së bashku me djalin e Adelinës, duke lënë një mbishkrim qesharak.
‘Marove tu bo foto teze budallic’ – është mbishkrimi i këngëtares Ismaili.
Në projekte muzikore nuk është edhe aq aktive, mirëpo të fundit e ka publikuar para disa muajve ‘Sje ai mo’./GazetaBlic.





