Top 10 albumet më të pritura për vitin 2018

Top 10 albumet më të pritura për vitin 2018

Revista e njohur britanike “Rolling Stone” së fundmi ka publikuar një artikull me albumet e paralajmëruara për vitin 2018, të cilat kanë nxitur pritshmëri të madhe.

Këngëtari i njohur amerikan, Justin Timberlake është ai që prinë në këtë listë me albumin e tij më të ri “Man Of The Woods” të cilin do ta publikojë më 2 shkurt. Albumi “Man Of The woods” përmbanë katër këngë, në mesin e tyre edhe kënga “Filthy” të cilin pak ditë më parë ai e lansoi me videoklip.

Lista me top 10 albumet më të pritura për vitin në të cilin sapo kemi hyrë vazhdon me këngëtarin e njohur amerikan Jack White i cili e ka parajamëruar albumin “Boarding House Reach”, por që nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do ta lansojë albumin e ri.

Artistë të tjerë në këtë listë të cilët kanë paralajmëruar albumet për vitin 2018, por nuk kanë dhënë titujt e albumeve dhe datat e publikimit, por që kanë nxitur shumë kurreshtje janë: Bruce Springsteen,Paul McCartney, Madonna, Kanye West, Frank Ocean, Tool, dhe Migos i cili këtë vit do të sjellë albumin “Culture II”./Periskopi

Shpërndaje në: