Ancelotti provokon Mavrajn me birra

Ancelotti provokon Mavrajn me birra

Skuadra e trajnerit italian dhe ajo e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare takohen sot me fillim nga ora 15:30.

Ancelotti thotë se për çdo pikë të fituar në këtë takim do të konsumojë nga një birrë.

“Do të përpiqem të pi tri birra, nëse marrim tre pikët ndaj Këlnit”, deklaroi Ancelotti.

“Pra, për çdo pikë të marrë do të konsumoj një birrë. Ndoshta i bëj edhe katër”, shtoi ai.

Mavraj kishte refuzuar kohë më parë të bartte fanelën e kombëtares në stërvitje ku reklamohej birra e Pejës.

mavraj/Periskopi.com

Shpërndaje në: