Rihanna, Pink, Taylor Swift në garë për çmimin “Artistja e vitit”
Tashmë janë bërë të ditur emrat e të gjithë artistëve që janë nominuar në kategori të ndryshme në ngjarjen e famshme të muzikës “iHeartRadio Music Awards”, e cila do të mbahet më 11 mars në Los Angeles.
Për çmimin “Female Artist Of The Year” janë nominuar këngëtaret e njohura Taylor Swift, Rihanna, Pink, Alessa Cara dhe Halsey.
Për të njejtin çmim “Male Artist Of The Year” në garë janë: Ed Sheeran, Bruno Mars, Shawn Mendes, The Weeknd dhe Charlie Puth.
Ndërkaq cmimin “Song of the Year” mund ta fitojnë: Luis Fonsi, Daddy Yankee ft. Justin Bieber me “Despacito”, Ed Sheeran me “Shape Of You”, The Chainsmokers and Coldplay me”Something Just Like This”, Bruno Mars me “That’s What I Like”, DJ Khaled, Rihanna dhe Bryson Tiller me “Wild Thoughts. /Periskopi



