Serrena Williams: Për pak sa nuk vdiqa kur linda vajzën

Serrena Williams: Për pak sa nuk vdiqa kur linda vajzën

Serrena Willimas për pak sa nuk ka vdekur kur ka lindur beben e saj, Olympia. Për këtë përvojë të saj,  ka treguar vet ajo.

Ajo ka treguar se është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për të shpëtuar veten dhe vajzën.

Pas lindjes ajo ka kaluar fazë të keqe po ashtu, me shumë komplikime shëndetësore.

Tenistja e famshme, Serena Williams bashkë me vajzën e saj katërmuajshe Alexis Olympia Ohanian Jr, janë përzgjedhur të jenë yjet e kopertinës dhe personazhet kryesore për edicionin më të ri të revistës së njohur “Vogue”.

Serena përveç një seti fotografik të realizuar për “Vouge”, ku përfshihen fotografi me vajzën, nënën, motrën dhe gjysmëmotrën, ajo ka folur edhe për martesën e saj, amësinë dhe rikthimin në karrierë, shkruan Periskopi.

“Ndonjëherë bëhem vërtetë keq dhe ndjej se nuk mund të vazhdoj tutje. Jam thyer dhe kam qarë shumë herë. Kur e dëgjon fëmijën tënd  duke qarë, është ndjesi e keqe, njëjtë si në disa situata kur kap pasur frikë edhe në fushë ndonjëherë”, ka thënë ndër të tjera Serena.

“Kur e pashë për herë të parë këtë kopertinë të revistës “Vogue” më rrodhën lotët në faqe. Të gjitha kopertinat e “Vogue” janë të veçanta, por kjo është më e veçanta sepse aty jam bashkë me vajzën time të bukur, që është ylli më i ri i revistës.”

Serena Williams së fundmi u rikthye me një videoklip mjaft të veçantë e në formë, duke vallëzuar me këngën “Lemon” nga Rihanna në bashkëpunim me Pharrell Ëilliams.

Serena Ëilliams është e martuar me Alexis Ohanian dhe së bashku kanë një vajzë katërmuajshe, e cila quhet Olympia Ohanian Jr. /Periskopi/

Shpërndaje në: