Jennifer Lopez rikthehet në “Will&Grace”

Jennifer Lopez rikthehet në “Will&Grace”

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez e ka konfirmuar se do të rikthehet në serinë e famshme amerikane “Will&Grace”.

Jennifer Lopez është mysafire në episodin e radhës së komedisë së njohur “Will&Grace”, ku do luaj dy karaktere, si këngëtare dhe aktore siç është dhe në rolin detektives Harlee Santos të cilin e luan në serinë “Shades of Blue”.

Lajmin se do të jetë pjesë e dy episodeve të ardhshmë të sezonit të tetë të “Will&Grace” e ka bërë të ditur vetë aktorja e famshmë, duke mos dhënë detaje më shumë rreth asaj se çka do të mund të shohin shikuesit në këto pjesë.

“Will&Grace” realizohet prej vitit 1998 është një nga komeditë amerikane më të famshme, e cila shfaqet në NBC dhe Lifetime./Periskopi/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: