Taylor Swift, Ed Sheeran dhe Future publikojnë ‘End Game’ (Video)

Taylor Swift, Ed Sheeran dhe Future publikojnë ‘End Game’ (Video)

Këngëtari i vitit 2017 i shpallur nga Billboard, Ed Sheeran, këngëtarja e cila they rekord me më së shumti shitje qysh në javën e parë të lansimit të albumit të saj “Reputation”, dhe reperi i njohur amerikan, krijuesi i hitit “Mask Off” janë bërë bashkë për të sjellë këngën “End Game”.

 

Videoklipi i “End Game” u lansua vetëm pesë orë më parë dhe është videoja e dytë më e kërkuar në YouTube.

 

Kënga “End Game” është pjesë e “Reputation” albumi i gjashtë me radhë në karrierën e Taylor Sfift, të cilin e lansoi më 10 nëntor të vitit 2017.

 

Taylor Swift me  “Reputation” menjëherë pas lansimit arriti suksese të mëdha duke kryesuar toplistat shumë vendeve të botës dhe vetëm javën e parë arriti të shesë më shumë se 1.226 kopje  në SHBA dhe 2 milionë kopje në gjithë botën, duke u bërë albumi më i shitur i vitit 2017. /Periskopi/

Shpërndaje në: