Fytyrës së Gjikos i ndodh diçka e papritur gjatë pushimeve (Foto)
Çifti simpatik Elita dhe Gjiko kanë disa ditë që i kanë lënë obligimet në Kosovë dhe kanë Reperi i njohur Gjiko dhe e dashura e tij, Elita Rudi, i kanë dhënë së fundmi vetes një pushim të merituar.
Ata po kalojnë së bashku disa ditë jo-produktive në ishujt e largët të Maldives.
Dyshja e njohur kanë ndarë me fansat e tyre në rrjetet sociale, imazhe të ndryshme nga çastet e ëmbla dhe relaksuese që po kalojnë së bashku atje.

Përderisa Elita shfaqet provokuese në bikini dhe vë në pah linjat, i dashuri i saj, Gjiko, ka bërë një postim tjetër shumë interesant.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në një anije lundruese, teksa lyhet me krem, kjo pas djegieve të marra nga dielli.

Siç duket, reperi nga Peja nuk ka qenë edhe aq i kujdesshëm ndaj ekspozimit në diell, dhe si pasojë ka përfunduar në këtë gjendje.
Nga ana tjetër, Elita ka publikuar disa fotografi mëngjesi ku shohim vendin në të cilin po qëndron dhe duket i mahnitshëm.
Ndryshe, Elita dhe Gjiko duket se i kanë qejf shumë udhëtimet sepse i kemi parë të shkojnë në vende të ndryshme së bashku.






