Lorik Cana ia mëson të birit historinë shqiptare (Foto)
Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana së fundmi bashkë me të birin ka vizituar muzeun Etnografik dhe Historik në Krujë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me të djalin e tij pranë Flamurit kombëtar në ballkonin e muzeut të Krujës, transmeton Periskopi.
Lorik Cana tash e disa vite e ka përmbyllur karrierën e tij në fushën e gjelbër. Ai është i martuar me italianen, Monica dhe bashkë kanë një djalë të vogël, i cili quhet Bojken.
Mesa duket dëshira për t’i mësuar të birit për historinë shqiptare, ka bërë që ai bashkë me të birin të vizitojnë Muzeun e Krujës të vlerave në Shqipëri. /Periskopi/




