Bebe Rexha paralajmëron këngën e re (Foto)
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha duket se së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Dj-in e njohur amerikan, Marshmello, transmeton Periskopi.
Supozimet se Bebe Rexha dhe krijuesi i hitit “Silence” dhe “Wolves” janë bërë bashkë për të sjellë një projekt të ri muzikor, u bënë nga fansat e tyre, pasi të dy në llogaritë e tyre në Instagram postuan një fotografi të përbashkët në të ciln vunë mbishkrime të cilat nxitën kurrshtje.
“Mello ka një sekret”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
“Ky është një bashkëpunim. S’ka tjetër, bashkë punim është ky. Mezi po pres, do të jetë një superhit”, janë disa nga komentet që fansat i kanë lënë poshtë fotografisë. /Periskopi/




