Analizë: Pochetino më i mirë se Guardiola

Analizë: Pochetino më i mirë se Guardiola

Guardiola është i njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme. Fitues i madh me Barçën dhe fitues me Bayernin. Veç kësaj, ai e nisi mjaft mirë punën te Manchester City. Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore.

Nesër, skuadra e tij ndeshet përballë Tottenhamit të Mauricio Pochetinos në White Hart Lane. Nëse fiton gara për titullin kampion do të zbehet tej mase. Por, Spurs nuk janë një skuadër që mposhtet lehtë. Pochetino nuk është një trajner që mundet lehtë. Prandaj, nesër nuk bën në asnjë mënyrë ta lëshoni ndeshjen midis Spurs dhe Cityt.

Por, pse duhet t’i frikësohet Pochetinos, Guardiola?

Pochetino vitin e kaluar ishte në luftë për titull, madje edhe më shumë se Manchester City dhe Arsenali. Skuadra e vitit të kaluar ishte absolutisht e jashtëzakonshme. Nëse mendoni mirë, vëreni se, trajner më i madh është ai që e pozicionin Tottenhamin në vendin e tretë sesa ai që e fiton Ligën e Spanjës me Barcelonën. Tottenham nuk është skuadër tradicionale në katërshe, dhe në Ligë të Kampionëve. Por me Pochetinon, kjo mund të ndryshojë.

Lojtari më i mirë i Spurs, Harry Kane, është meritë e Poch-ut. Ky i fundit e jepte hapësirë edhe atëherë kur Kane ishte shumë i ri dhe nuk shkëlqente. Por në vitin e kaluar, Harry shkëlqeu dhe i shënoi 25 gola. Ja ç’do të thotë, të jesh vizionar. Në kohën e tij, u ble nga një skuadër e vogël si MK Dons, Dele Alli dhe nga Sportingu i Lisbonës, Eric Dier. Edhe këta dy lojtarë janë premtues dhe pritet të jenë shkëlqimtarët e rinj të Premier Ligës.

Meritë e Poch-ut është edhe bindja e këtyre lojtarëve që të qëndrojnë në White Hart Lane përkundër ofertave tunduese. Tottenham ka edhe mbrojtje të fortë. Alderweireld është ndoshta ndër mbrojtësit më të mirë në ligë.

Por, ku ishte Poch para se të vinte në Spurs? Në Espanyol ku qëndroi për dy vite e gjysmë dhe e bëri një punë të mahnitshme. Me katalanasit, Poch e shmangu vazhdimisht luftën për mbijetesë dhe luajti mjaft bukur. Prej asaj kohe, kundërshtarët lokal të Barcelonës, nuk kanë rënë asnjëherë nga liga. Madje, vetëm sa janë forcuar me kalimin e viteve. Ndërkohë që në Southampton u shtrua rruga për ardhjen e tij në Spurs. Southampton kishte probleme të mëdha, dhe dukej se rrezikonte largimin nga Premier Liga, përsëri. Por, edhe Southamptoni u këndell radikalisht me ardhjen e argjentinasit. Lojtarë si Ricky Lambert, Adam Lallana, Victor Wanyama, Dejan Lovren e Nathaniel Clyne dolën në sipërfaqe.

Poch është një trajner fantastik. Secilën skuadër që e ka drejtuar, e ka ngritur në nivele më të larta. Nesër, e gjithë Premier Liga llogaritë në të.

Gara për titull, nuk bën të prishet menjëherë.

Shpërndaje në: