Ja kush është artisti mashkull më i nominuar në BRITs 2018 (Foto)

Ja kush është artisti mashkull më i nominuar në BRITs 2018 (Foto)

Mbrëmë janë bërë të ditur të gjith emrat e nominuar në kategoritë e Bri Aëards 2018, cermonia e së cilës do të mbahet më 21 janar 2018 në “O2 Arena” në Londër.

 

Artistja femër me më së shumti nominime në këtë ngjarje që shpërblen të arriturat më të mëdha në pop muzikën britaneze, doli të jetë Dua Lipa me pesë nominime, ndërsa artisti mashkull më i nominuar është Ed Sheeran, transmeton Periskopi.

 

Krijuesi i një prej këngëve më të popullarizuara të vitit 2017 “Shape Of You” Ed Sheeran është i nominuar në katër kategori, “Mastercard British Album Of The Year”, “British Artist Video Of The Year”, “British Single” dhe “British Male”.

 

Në dy kategori “British Single” dhe “British Artist Video Of The Year” është në konkurrencë me Dua Lipën.

 

“Ju faleminderit për të gjitha nominimet në BRITs. Shumë i entuziazmuar! Shihemi në ceremoni”, ka shkruar Ed Sheran në llogarinë  etij në Instagram. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: