‘Çmendet’ tregu i futbollit, United me ofertë marramendëse për Neymarin

‘Çmendet’ tregu i futbollit, United me ofertë marramendëse për Neymarin

Manchester United janë duke synuar një transferim sensacional për të nënshkruar me yllin e Paris Saint-Germainit, Neymar.

25-vjeçari, kompletoi kalimin nga Barcelona në PSG për një shumë rekorde prej 222 milionë euro verën e kaluar dhe ka shënuar 20 gola në 22 paraqitje për parisienet, transmeton Periskopi.

Është kuptuar se Real Madridi është duke konsideruar seriozisht që të rikthej brazilianin në Spanjë, por gjigantët spanjollë janë në luftë të rreptë me Manchester Unitedin.

Gazeta franceze ‘Le 10 Sport’ ka sugjeruar se ‘Djajtë e Kuq’ janë duke përgatitur një ofertë prej 500 milionë euro në mundësi që ta afrojë sulmuesin në ‘Old Trafford’./Periskopi

Shpërndaje në: