Skandaloze, dalin deklaratat raciste kundër gruas së ardhshme të princit Harry (Foto)
Modelja Joe Marney, e dashura e Henry Bolton, liderit të partisë së djathtë për pavarësi të Britanisë së Madhe UKIP, është larguar nga partia për shkak të publikimit të disa mesazheve raciste, në të cilat ka folur kundër Markle, bashkëshorten e ardhshmë të princ Harry.
“Afroamerikanët apo amerikanët e zinj do ta njollosin Familjen Mbretërore Britanike dhe nusja e zezë amerikane e pric Harry do ta njollosë me farën e saj Familjen Mbretërore dhe do të hapë rrugën për një mbret të zi, ka thënë Joe Marney”, transmeton Periskopi.
Poashtu ajo ka thënë se kurrë nuk do të bënte marrëdhënie seksuale me një ‘negro’ sepse sipas saj ata janë të ‘shëmtuar’.
Marney u pezullua menjëherë nga partia UKIP kur u shfaqën mesazhet në publik. /Periskopi/





