Liverpooli i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale, liderit Manchester City

Liverpooli i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale, liderit Manchester City

Skuadra e Pep Guardiolës u ndal nga Liverpooli, pasi që supozohej se do të vazhdoj pa humbje deri në fund të sezonit.

Këtë gjë e ka bërë Arsenali në sezonin 2003/04, ku fituan pa asnjë humbje të vetme. Të njëjtin triumf më herët e ka bërë edhe skuadra e vjetër angleze Preston North End, që në vitin e largët 1888/89 fituan pa asnjë humbje, transmeton Periskopi.

Skuadra e Jurgen Klopp luajti shumë më mirë në ndeshje, gjë që në fund u shpërblye me fitore.

Rezultati i kësaj ndeshje përfundoi me 4 me 3. Golat për  ‘të kuqtë’ i shënuan Chamberlain, Firmino, Mane dhe Salah. Ndërsa për ‘qytetarët’ i shënuan Sane, David Silva dhe Gundogan.

Lojtarët më të mirë të ndeshjes ishin: Mohammed Salah dhe Chamberlain që kontribuan me nga një gol dhe me nga një asist.

Por edhe pas kësaj humbje, Manchester City mbetet lider me 15 pikë më shumë se Manchester United dhe Liverpooli që ndajnë pozitën e dytë. /Periskopi

Shpërndaje në: