Barcelona skandaloze në pjesën e parë, i mungon gjenialiteti i Iniestas

Barcelona skandaloze në pjesën e parë, i mungon gjenialiteti i Iniestas

Barcelona është duke humbur nga Real Sociedadi me rezultat 2:1 në kuadër të gjiros së 19-të.

Në këtë ndeshje Barcelona po luan pa legjendën e klubit, Andres Iniesta, në vend të tij po luan Andre Gomes që ende nuk e ka gjetur vetën në Barcelonë dhe po i shkakton probleme ekipit.

Por lojtari më i dobët deri me tani në këtë ndeshje ishte Ivan Rakitic që me gabimin e tij katalunasit pësuan golin e parë, ndërsa në golin e dytë kishte faj Gerard Pique, pasi lojtari që ai duhej të ruante, Juanmi i iku katalunasit dhe shënoi gol, transmeton Periskopi.

 

Portieri i Barcelonës nuk pati faj në asnjërin prej golave, pasi që topi në dyja rastet u devijua, njëherë nga toka dhe një herë Sergi Roberto.

Messi dhe Suarez ‘nuk u shfaqën’ në këtë ndeshje, argjentinasi e bëri një goditje të dobët që përfundoi jashtë, ndërsa uruguaiani nuk goditi asnjëherë në kornizën e portës ose jashtë saj.

Paulinho shënoi golin e vetëm deri me tani, ku pas një asisti të Suarezit, nuk gaboi në portën e zbrazët./Periskopi

Shpërndaje në: