Arilena ndryshon pamjen, duket mahnitëse
“Nëntori” ishte projekti që i solli asaj të arritura të mëdha gjatë vitit që kemi lënë pas, këtë këngë e ka publikuar edhe në versionin anglez, shkruan lajmi.net.
Në fund të muajit dhjetor, këngëtarja kishte publikuar pesë këngë radhazi, të cilat i solli vetëm në versionin audio.
Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në të cilën shfaqet me një ndryshim të madh tek pamja.
Arilena tashmë është shndërruar në bjonde, ndërsa në fotografi duket e mrekullueshme me pothuajse asnjë pikë grim. /Lajmi.net/




