Aktori i famshëm lidhur me ngacmimet seksuale: Janë gjëra fëmijësh
Aktori i famshëm, Liam Neeson ka thënë se akuzat për keqtrajtime seksuale që po përballen kolegët e tij janë “gjëra fëmijësh”.
Gjatë një interviste, aktori ka thënë që këto akuza zakonisht bëhen për gjëra të kota.
“Janë disa njerëz, personalitete të njohura, të cilët përnjëherë janë akuzuar se e kanë prekur gjurin e ndonjë femre ose diçka të ngjashme, dhe përnjëherë janë përjashtuar nga gjithçka që kanë punuar”, ka thënë ylli i filmit të famshwm “Taken”.
“Nuk them se kam bërë gjëra të ngjashme. Megjithatë, po ndodh diçka shumë serioze. Fokusi është vetëm te Hollywoodi, mirëpo kjo ndodh në secilën industri”, ka deklaruar 65-vjeçari. /Periskopi/



