City heq dorë nga Sanchez, po e tranferon një ‘bishë’
Manchester City i ka premtuar Pep Guardiolës fonde për të nënshkruar me një sulmues të ri nëse klubi nuk arrinë të transferojë Alexis Sanchez, raporton Manchester Evening News, përcjell ORAinfo.
City që një kohë të gjatë është duke bërë përpjekje për ta transferuar yllin kilian, por si duket negociatat kanë ngecur dhe për shkak të afatit të shkurt të transferimeve, drejtuesit e Cityt po tentojnë ta nisin gjahun diku tjetër.
Sipas mediave angleze, në radarët e Cityt tani është sulmues i Atletico Madridit, Antonie Griezmann.
Ky i fundit ishte lidhur me një kalim të mundshëm në Barcelonë apo Manchester United, por sheikët e Manchester Cityt po e dëshirojnë atë në ekipin e tyre, dhe kjo gjë mund të realizohet marrë parasysh shumën që mund ta ofrojnë sheikët.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Guardiolës për transferimin e Griezmannit në City.




