Pas dy dekadash, George Clooney i rikthehet televizionit
Aktori dhe regjisori i famshëm amerikan, George Clooney pas 22 vitesh, që nga roli i tij në serinë televizive “ER”, po i rikthehet ekranit të televizionit me “Catch-22”, një përshtatje e novelës nga Joseph Heller, me të njejtin emër.
George Clooney do të drejtojë dhe do të luaj në serinë “Catch-22” e cila do t’i ketë gjashtë episode, shkruan “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Lajmin e ka konfirmuar, Amy Poëell, drejtor i Televizionit Paramount, i cili poashtu ka treguar se fituesi i cmimin Oscarit për pjesëmarrje vetëm për një episod do të paguhet rreth 1 milion dollarë. /Periskopi/



