Ed Sheeran akuzohet për plagjiaturë (Video)

Ed Sheeran akuzohet për plagjiaturë (Video)

Këngëtari i famshëm britanik, Ed Sheeran i cili gjatë vitiit 2017 shënoi shuksese të mëdha më albumin “Divide” dhe këngët “Shape Of You” dhe “Perfect” tani po akuzohet për plagjiaturë, transmeton Periskopi.

Ed Sheeran u akuzua dhe denonca në një gjykatë të New York-ut, nga artistët australian, Sean Carey e Beau Golden, se ka bërë plagjiaturë në tekstin e këngës “The Rest Of Our Life” të cilin e ka shkuar në tetor të vitit 2017 për këngëtarët Tim McGraw e Faith Hill.

Ata pretendojnë se kënga e artistit britanik “The Rest Of Our Life” është kopje e “When I found you”, që dy autorët australianë e kishin shkruar në vitin 2015 kanë Jasmine Rae dhe për këtë ata kanë kërkuar 5 milionë dollarë.

“Kopjimi është në shumë pika, fjalë për fjalë, notë për notë, një kopje e elementëve origjinalë të këngës sonë dhe kjo dallohet qartë nga kushdo që i dëgjon”, kanë thënë tekstshkruesit australian. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: