E quajnë të plakur, reagon Eliza Hoxha
Këngëtarja dhe arkitektja, Eliza Hoxha tash e një kohë nuk është aktive në muzikë.
Por, krahas kësaj ajo gjithmonë njihet për stilin e veçantë të të kënduarit dhe zërin e ëmbël, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja pritoritet i jep çdo herë profesionit të saj, arkitekturës, ndaj edhe e lë muzikën më shumë si hobi.
Në çdo paraqitje, Eliza është shfaqur elegante dhe me shumë klasë, por më e rëndësishmja natyrale.
Një lajm që ka qarkulluar në një portal, i cili fliste se si këngëtarja është plakur, ka bërë që ajo të reagojë ashpër.
“Hahaha puna e budalles…
“Njeri’ s’plaket kur vjen mosha, njeri’ plaket kur don vet”… Qe besa sot edhe rinohet kur don vet…
Ky presioni mbi grate ne moshe te mesme me u duke a me u bo kukulla 18 vjeqe eshte mani idiotike …
Hajt tash qarkulloni…
“Une jam kjo qe jam, dhe nuk matem me cfare kam” … Thote nje kenge e imja… Ende e padegjuar
?
Ndryshimi eshte e verteta jone e vetme… Ama jo ai artificial …
A po pajtohesh Merita
?”, shkruan ajo në Instagram.




