Prestoni është skuadra e parë dhe më origjinale që fitoi titullin pa asnjë humbje | Ja pse nuk është Arsenali
Dje, Manchester City u mposht nga Liverpooli për ta ndalur serinë e saj pa humbje në Premier Ligën Angleze. Parashikohej se skuadrën e Guardiolës nuk do ta ndalte askush, por doli Jurgen Klopp me ‘ushtarët e tij’ dhe e ndaloi atë. Tifozët e Arsenalit u gëzuan, pasi që ata besojnë që skuadra e tyre mbeti e vetmja që e ka fituar trofeun e Premier Ligës pa asnjë humbje, por nuk është ashtu.
Skuadra që është ndër më të vjetrat në Angli, Preston North End ishte e para që e fitoi titullin pa asnjë humbje të vetme, me saktësisht në vitin 1889.
Të njëjtën gjë e bëri edhe Arsene Wenger me Arsenalin në vitin 2004, kur hyri në mesin e skuadrave botërore që e fituan titullin e ligës pa asnjë humbje të vetme.
Me një influencë të madhe frankofone, Arsenali fitoi titullin e Premier Ligës Angleze dhe e mori titullin si “The Invincibles”. Ata akumuluan plotë 90 pikë, dhe ishin 11 pikë larg vendin të dytë që e kishte zënë skuadra tjetër londineze, Chelsea, transmeton Periskopi.
Kjo është një përsëritje nga skuadra e shkëlqyeshme e vitit 1889 e Preston North Endit, fituesit të ligës së parë të Anglisë, që atëherë ishte si Premier Liga, tani.
Por, a janë këto ngjarje të njëjta, edhe pse kishin ngjashmëri të madhe?
Preston North End fillimisht u formua si skuadër kriketi duke kaluar më pas në football, pas 17 vitesh. Pasi që profesionalizmi ishte i ndaluar derisa sa u formua “Football League”, me shumë njerëz që pretenduan se ndeshja duhej të zhvillohej nga zotërinj amator, lojtarët duhet të paguheshin fshehurazi. Por në vitin 1888, gjashtë skuadra nga veri-lindja dhe gjashtë skuadra nga pjesa e mesme për të formuar “Football League”. Prestoni vetëm sa i kishte futur rrënjët, si një nga skuadrat më të mira të Anglisë, e cila ende e mbanë rekordin për fitoren më të madhe në kupën Fa, ku fitoi kundër Hyde Fc, me rezultat 26-0.
Duke garuar në 70 ndeshje gjatë gjithë sezonit, ata ishin një forcë e padepërtueshme në ndeshje, fitimtarë ne 42 ndeshje radhazi. Por dëshpërimi më i madh erdhi në finalen e “Fa Cup”, kur West Bromwich Albion i mposhti ata me rezultat 2:1.
Pavarësisht nga dhimbja e humbjes në finale, Prestoni pati një gol dallim mahnitës në atë vit, duke shënuar plotë 316 herë dhe duke pranuar vetëm 81 gola. Fundi i sezonit erdhi dhe Preston North End i kishte fituar 59 ndeshje dhe i kishte humbur shtatë nga ato 70 ndeshje.
Por çfarë e bën skuadrën e Prestonit më të mirë se magjepsinë e shquar të Arsenalit të vitit 2004?
Skuadra e Arsenalit, e cila ishte e mbushur me yje që kishin aftësi të mëdha, arriti ta bëj këtë ngjarje të madhe (triumfin në Ligë pa asnjë humbje) vetëm pas më shumë se një shekull ekzistencë të tyre.
Heronjtë e Prestoni ti’a arritën ta bëjnë vetëm tetë vjet pas themelimit. Rritja e klubit deri në kulm, kaloi nëpër vështirë, me disa storie të çuditshme gjatë rrugës. Ndërsa klubi nga Londra ishte skuadër e mesit të tabelës në divizionin e dytë, tetë vjet pas formimit, një kontrast i thellë me djemtë në të bardha.
Dy vjet pas formimit të klubit, Prestoni luajti me rivalët lokal, Blackburn Rovers dhe ishin zhdëpur me rezultat 16:0. Nuk parashikohej se North End nuk do të përmendet në të njëjtën frymë si më të mirët e vendit në vetëm dy vjet ekzistencë, por nuk iu desh shumë kohë që të ngjitën lart. Në sezonin 1887-88, Roversat u rikthyen në “Deepdale” dhe ata u “çmontuan” nga Prestoni me rezultat 7:0; një fitore me këtë rezultat pas humbjes 16:0 nga i njëjti ekip do të konsiderohej e pamundur në futbollin modern dhe sinjalet ishin se si ata u bënë shumë shpejt skuadra më e mirë në shtet.
Historiani i klubit të Prestonit, Ian Rigby, i detajizon problemet që klubi pati, duke garuar në epokën më të hershme të Ligës së Futbollit. “The Lilywhites” siç e ka nofkën klubi kishte në radhët e tyre një njeri të quajtur William Sudell, që ishte përgjegjës thuajse për të gjitha gjërat në klub. “Ishte si trajner, si masazhist, si kopshtar, si njeriu i fanellave, dhe si lojtar. Ishte një ndeshje kur ai u inkuadrua si lojtar dhe ata e mundën Readingun me rezultat 18:0 në kupë, dhe ai shënoi një hat-trick duke luajtur si lojtar i krahut të djathtë. Është fenomenale kur e mendon atë,” tha Rigby.
Por aty nuk kishte shkencëtar sportiv, nutricist e as fizioterapeut në stafin e klubit, dhe me pamundësinë që të bëjnë rotacione në formacion, me të vërtetë e fut futbollin modern në një turpërim pasi që lojtarët të cilit ishin amator mund të luanin aq shumë ndeshje në një periudhë të shkurtër. “Ata krijuan shumë storie rreth “The Invincibles”, kurse Arsenali –në rregull nuk humbën asnjë ndeshje në sezon (në ligë) – por ata nuk luajtën aq ndeshje sa luajti Prestoni”, shpjegon Rigby, përcjell Periskopi.
“Arsenal luajti më shumë ndeshje në ligë se Prestoni, por nuk është faji i Prestonit, arsyeja është se liga tani është më e madhe. Prestoni luajti 42 ndeshje miqësore në atë sezon, dhe po ashtu ndeshjet nga liga dhe kupa.
Nëse e shikon listën (e miqësorëve) është e pabesueshme se çka luajtën ata. Por e gjitha ishte te udhëtimi, sepse në ato ditë udhëtimet ishin të tmerrshme. Kur luajtën kundër Blackburnit ata u detyruan të marrin një trajner të kuajve të karrocës për të shkuar në Blackburn.”
Një ekstrakt nga “The Football Newsand Athletic Jornal” të tetorit të vitit 1887 thuhet se “North End ka një javë të ngjeshur para tyre. Të mërkurën ata do të udhëtojnë nga Preston në Ediburgh. Ata do të takohen të ejtën me Heart of Midlothian, të premten Dumbartonin, të shtunën Queens Park, ndërsa të hënën Clydesdale Harriers.”
Arsenali është i njohur për fushën përfekta që ka dhe e njëjta ishte edhe në stadiumin e tyre të vjetër “Highbury”. Por me shumë se një shekull më parë nuk kishte kopshtar të dedikuar. Kjo ishte punë për Sudell, dhe nuk kishte kohë të specifikuar të mjaftueshme për të. “Atyre iu desh që të përzënë rosat nga fusha Prestonit, sepse ishte lagështirë në atë kohë,” tha Rigby.
Kapiteni dhe sekretari i klubit Fred Dewhurst ishte një amator edhe as formimit të ligës. Edhe pse shumë shokë të skuadrës ishin lojtarë profesionist, Dewhurst e vazhdoi punën e tij si mësues në shkollën lokale, e cila nënkupton se ai mungoi në ndeshjet e mesjavës si mysafir. Duke luajtur si lojtar i krahut të majtë, ai shënoi 23 gola në kupën “FA” në po aç ndeshje dhe arriti të shënojë 11 gola në nëntë ndeshje për Anglinë, po ashtu.
“The Lilywhites” pati një grup të sulmuesve kualitativ, saqë një here luajti me pesë sulmues në formacionin 2-3-5. Jimmy Rose, i njohur atëherë si ‘djalli i vogël’ luajti në pozitën e anësorit të krahut të djathtë dhe shënoi 241 gola në 223 takime të para sezonit. Duke ia shtuar kësaj, Skocezi i vogël arriti të shënojë 38 gola në kupën “FA” në 36 takime, transmeton Periskopi.
John Goodall do të përkujtohet me dashuri si top golashënuesi në sezonin e tij të parë. Duke shënuar 20 gola në 21 takime në ligë, ai po ashtu arrit të shënojë 172 gola në 160 ndeshje parasezonale. Të gjithë sulmuesit e Prestonit afërsisht e kishin një proporcion prej një gol një ndeshje ose më mirë, diçka që do të ishte e vështirë të shohësh një lojtar që ta bënte këtë për një klub, e lërë me pesë lojtar.
Prestoni e fitoi ligën me shumë lehtësi, 11 pikë më shumë se AstonVilla e vendin të dytë, koincidentalisht me dallim të njëjtë me Arsenalin e vitit 2004. Befasisht ata janë të vetmit fitues të ligës që kurrë nuk u prezantuan me titull – sepse nuk ekzistonte atëherë.
Preston North End po ashtu u bë skuadra e parë që e fiton dopletën, duke ngritur kupën “FA” pas fitores 3:0 ndaj Wolverhampton Wanderers në finale. Duke e bërë këtë edhe më të fortë është fakti se ata nuk pranuan asnjë gol të vetëm në garë, edhe pse luajtën me vetëm dy mbrojtës, duke treguar se sa dominues ishte sulmi i tyre.
“The Manchester Guardian” kishte thënë: “Në një sezon të vetëm ata nuk fituan vetëm ligën pa asnjë humbje të vetme, por ata gjithashtu e fituan kupën duke mos pranuar asnjë gol të vetëm. Ky është rekord që shumë vështirë që ndonjëherë mund të arrihet. Është e pamundur që të tejkalohet.”
Një gazetë tjetër, “Daily News”, ishte po ashtu plot lëvdata: “Është e vetmja e drejtë që trofeu t’u jepet 11-tshës se North Endit të cilët për shumë vjet ishin më të mirët absolut në Mbretëri.”
Ishte koha për festë për Prestonin; pas humbjes zemërthyese të finales së vitit të mëparshëm, Prestoni më në fund e ngriti trofeun që shteti e dinte që ata e meritonin. Por atyre nuk u mjaftoi kjo, dy ditë pas kësaj ata organizuan një miqësore kundër Sussex Athletic. Ata mund të justifikoheshin që nuk ishin në top formë, por për këtë nuk duhej të ishin, pasi lehtësisht i shpartalluan me rezultat 5:1.
Në 2004, Arsenali kishte dominimin vetëm në ligë jo më shumë. Ata u shokuan nga Middlesbrough në Kupën e Ligës me rezultat 2:1. Rivali lokal, Chelsea i eliminoi ata nga Liga e Kampionëve, ndërsa Arsenali humbi nga Manchester United në gjysmë-finale të kupës “FA”. “Topçinjtë” dështuan që të fitojnë titullin në sezonin e ardhshëm, edhe një herë duke e treguar superioritetin në një kohë shumë të shkurt.
Ndër radhët e tyre ishin lojtar të klasit-botërore. Thierry Henry dhe Dennis Bergkamp, dy nga sulmuesit më të talentuar që Anglia ka parë ndonjëherë. Por, edhe se me emra jo të famshëm, Prestoni kishte disa sulmues që kishin rekorde të golave më të mirë se të Henryt dhe Bergkamit.
Prestoni mund të luaj katër ndeshje në pesë ditë duke mos bërë asnjë rotacion të skuadrës, njëkohësisht duke udhëtuar në mënyrë të mjerueshme. Rezervat ishin të limituara dhe njohuritë shkencore nuk ishin aq të gjëra. Është e kuptueshme që duke i parë këto fakte kjo do të kishte ndikim të madh në lojtarët, dhe ende është debutuese se a do të mund një lojtar i futbollit modern të ballafaqohej me këto kushte.
Për këto arsye, është argument racional që të dyja ekipet fituan diçka që do të mbahet mend përgjithmonë.
Është Preston North Endi që duhet të vlerësohet më lartë. Ata janë, pas të gjithash: “THE ORIGINAL INVINCIBLES”. /Periskopi









