Ja cili është profesioni i Engjëllushes para se të bëhej këngëtare
Engjëllusha Salihu tashmë për të gjithë ne është e njohur si vajza e Shyhretes e cila së fundmi ka bërë debutimin në tregun muzikor.
Ajo që një kohë është bërë pjesë e estradës duke kënduar së bashku me të ëmën e që tani vazhdon të komentohet në mediat rozë. Engji mbrëmë ishte e ftuar tek emisioni N’Kosovë Show ku shpalosi edhe disa detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.
E pyetur nga prezantuesi se çka bën në jetën private? Engji u përgjigj se fakultetin e kam të mbaruar si dizajnere e interierit. Pra perveç që ajo këndon ka edhe profesionin tjetër si dizajnere që ndoshta më vonë do i hyjë në punë..
Ndryshe, për një kohë të shkurtë Engji, ka publikuar disa këngë, kjo e fundit është ‘Lutem edhe njëherë’, e lansuar gjatë festave të fundvitit.



