Cili është filmi më i shikuar në botë për këtë vit?
Filmi “Jumanji: Welcome to the Jungle” gjatë kësaj fundjave pritet të fitojë 27 milionë dollarë në kinematë amerikane dhe kanadeze, duke u bërë atë filmi më i shikuar për dy javë me radhazi, shkruan Reuters, transmeton Periskopi.
Filmi “Jumanji: Welcome to the Jungle” i cili ka dalur më 20 dhjetor 2017, deri më tani ka arritur shikeshmëri të madhe në shumë vende të botës dhe deri më tani ka mbledhur 666.2 milionë dollarë.
Filmi doli rreth 22 vjet pas “Jumanji” të vitit 1995, ku rolet kryesore janë luajtur nga aktorët Robin Williams dhe Kirstin Dunst.
Ndërsa në “Jimanjin e ri” regjinë e të cilit e ka bërë Jake Kasda, luajn aktorët e njohur Dwayne Johnson, Jack Black, Kevin Hart, Karen Gillan, Nick Jonas, and Bobby Cannavale./Periskopi/



