Zyrtare: Interi përforcohet me një argjentinas (Foto)
Inter ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Lisandro Lopez, i huazuar nga Benfica me opsionin për blerje përfundimtare.
Qendërmbrojtësi kreu vizitat mjekësore me Zikaltrit mëngjesin e sotëm, përpara se t’i bashkohej skuadrës për seancën stërvitore e pasdites, dhe mbërritja tani është konfirmuar zyrtarisht.
“Inter ka një lojtar të ri dhe ai është Lisandro Ezequiel Lopez. Qendërmbrojtësi argjentinas në formë huazimi dero më 30 qershor të 2018 (me një opsion për blerje përfundimtare),” shkruhet në deklaratën për shtyp të klubit italian.
Më pas Inter shkruan biografinë e futbollistit që nga lindja e tij e deri tek arritjet gjatë karrierës së tij. Inter e mbyll duke i uruar fat për aventurën e re me fanellën zikaltër.
Marrëveshja thuhet të jetë huazim me vlerë 0.5 mln euro me opsion për blerje përfundimtare 9 mln euro./Periskopi




