Policia shton kontrollat në pikat kufitare

Policia shton kontrollat në pikat kufitare

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë, pas vrasjes së Oliver Ivanoviq.

 

Në pikat kufitare janë duke u bërë kontrolle detajuese ndaj personave dhe veturave që kalojnë në çdo pikë.

 

Për zbardhjen e këtij rasti, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

 

“Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë” thuhet në kërkesën e Qeverisë.

 

Shpërndaje në: