Pas deklaratave të Eliza Dushkut, reagon i shokuar Arnold Schwarzenegger

Pas deklaratave të Eliza Dushkut, reagon i shokuar Arnold Schwarzenegger

Deklarata e fundit e aktores me origjinë shqiptare Eliza Dushku, se ka qenë e ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare në setin e xhirimit, ka shkaktuar mjaft reagime në Hollywood, një prej tyre ka qenë edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger, i cili asokohe ka qenë pjesë e kastit të filmit “True Lies”.

 

“E sigurt që diçka do të bënim, po ta denim. Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveç është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze”, ka shkruar aktori i njohur në Twitter.

Në vitin 1994 Dushku është abuzuar seksualisht nga ishkoordinatori i dublantëve, Joel Kramer, por këtë ngjarje e rrëfue vetëm pak ditë më pare në llogarinë e saj në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: