Zyrtare: Modric nuk luan ndaj Kosovës!
Mungesa e mesfushorit në ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij për ‘Rusia 2018’ është si pasojë e dëmtimit të gjurit.
“Mesfushori i Realit dhe kapiteni i përfaqësueses kroate, Luka Modric, nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Ante Cacic për ndeshjet ndaj Kosovës (6 tetor) dhe ndaj Finlandës (9 tetor), në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror 2018 të FIFA-s, për shkak të dëmtimit të gjurit”.
“Ekipi mjekësor i përfaqësueses së Kroacisë është në kontakt me mjekët e Realit rreth marrëveshjes për trajtimin e lojtarit kyç të Kroacisë dhe klubit të Madridit”, thuhet në njoftim raporton telegrafi.
Kujtojmë që ndaj Kosovës do të mungojë edhe Dejan Lovren i Liverpoolit, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Swanseas.



